Berisha bën deklaratën e fortë/ “Qeveria i jep Xhaçkës tokë që të ndërtojë hotele luksoze”

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish Kryeministri Sali Berisha në fushatën përmbyllëse në Lushnje ku u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatin e Shtëpsisë së Lirës, Elton Banon, ka bërë nëj deklaratë të fortë.

Berisha zbuloi se bëma e fundit e qeverisë, është se i ka dhënë ministres Olta Xhaçka, hektarë në Gjilekë të Himarës që bashkëshorti i saj të ndërtojë hotele luksoze.

“Kjo qeveri mendon më pak për qytetarët, rrogat, pensionet, bizneset fermat e tyre. Ajo ka një qëllim si të grabisë pasuritë publike. Dua tu informoj për bëmat e fundit të kësaj qeverie.

Në mbledhjen e saj mendoni se vendosi të ndihmojë njerëz në nevojë, të sëmurët në spitale, të rinjtë në universitet?

Jo jo, vendosi ti japë ministres Xhaçka hektarë në Gjilekë të Himarës që bashkëshorti i saj të ndërtojë hotele luksoze. Vota për ndryshim është jetike për ju dhe shqiptarët”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad