Berisha bën deklaratën e padëgjuar: Partia Demokratike e kishte larguar me protesta diplomaten, po të mos ishte…

0
1325
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për mediat ka komentuar reagimin në Twitter të Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave të zëvendësimit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Teksa Kim pritet të largohet në janar, kur edhe i mbaron mandati 3 vjeçar në krye të selisë diplomatike në Tiranë, Berisha tha se ajo është “flakur nga Edi Rama si limon i shtrydhur”.

Por, Berisha nuk u ndal me kaq, pasi tha se Partia Demokratike do të kishte kërkuar largimin e ambasadores amerikane me protesta, pasi ajo është e vetmja diplomate në histori që ka dëmtuar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA.

FJALA E BERISHËS:
Nuk u habita me deklaratën e Edi Ramës me zëdhënësen Xhaçka. Por me këtë rast dua të theksoj se kemi të bëjmë me një flakje të një limoni të shtrydhur.

Në 100 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve, nuk ka pasur ndonjëherë një diplomat amerikan që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane më shumë se Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad