Berisha BETOHET si kryetari i Partisë Demokratike: U krye mrekullia e vërtetë e Shqipërisë në shekullin e 21

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri historik i Partisë Demokarike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e parë si kryetari i ri i PD.

Gjatë fjalës së tij nga ambientet e selisë blu, Berisha falenderoi të gjithë demokratët që i besuan votën atij. Ai u betua para të gjithë mbështetësve të tij se tani ka ardhur koha për të çliruar Shqipërinë nga diktatura dhe për të bërë të gjitha ëndërrat e të rinjve realitet.

Berisha gjithashtu një falenderim të veçantë kishte edhe për rivalin e tij në këto zgjedhje, Ibsen Elezin, i cili sipas kryetarit të PD garoi si një demokrat i vërtetë.

“U krye. U krye, jo zgjedhja e Sali Berishës por mrekullia e vërtetë e Shqipërisë në shekullin e 21. Nuk kam një fjalim të gjatë sot, por kam një përulje të madhe dhe një mirënjohje të pakufijshme për të gjithë ata burra dhe gra, djem dhe vajza që në një hark kohor  si njerëz të lirë në një proces që do të regjistrohet në historinë e lirisë së shqiptarëve si mrekullia e vërtetë e shekullit të 21.

 Dëshmitar i pengesave të jashtëzakonshme, por anëtarët e PD njerëz të idealeve më të larta dhe fisnike, njerëz të lirë, qytetarë të lirë të këtij vendi bënë historinë në një proces të mrekullueshëm, ndaj dhe mirënjohja shkon ndaj të jgithë atyre. Kam një mirënjohje të pakufijsshme për të gjithë ata anëtarë që sot, këtë ditë të 22 Majit, lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur qytetarë të lirë kryetari ne tyre, kryetarin e PD.

Ky besim i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh, detyrim shumë i madh, por unë kam bindje se së bashku me ju ne do t’ja dalim, ne jemi në mision, ne jemi burra dhe gra djem dhe vajza që kemi pasion lirinë dhe kemi për mision procesin që njohi PD, ti njohë e gjithë shoqëria shqiptare dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meriton.

Në mënyrë të veçantë mirënjohja ime shkon tek të rinjtë shqiptarë. Duhet ta pranoj se ishin ata, promotorët kryesorë të kësaj lëvizje, ndaj dhe betimi im para tyre dhe të gjithë shqiptarë do të bëj gjithçka që ëndërrat e tyre më të bukura të bëhen realitet.

Ai që realizuan ëndërrat e tij, ai është pafundësisht i detyruar të bëjë gjithçka për realizimin e ëndërrave të të tjerëve.

Në 13 qershor në këtë sallë, diku në atë qoshe, gazetarët pasi votova më pyetën ‘Çfarë mendon për rikthimin tënde dhe a parashikon Berisha ndonjëherë të rikthehet në krye të PD?’, përgjigjja ime është kjo: Kurrë mos thuaj kurrë.

Ndaj dhe unë do t’i them sot çdo të riu dhe të reje shqiptar, cdo demokrati, “Kurrë mos thoni kurrë, ne do të fitojmë”.

Një përshëndetje të veçantë për Ibsen Elezin, rivalin tim, i cili si një demokrat i vërtetë zhvilloi një garë të qytetëruar”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad