Berisha denoncon: Ja pse Holanda voton rikthimin e vizave

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se një nga arsyet se pse Holanda kërkon kthimin e vizave për Shqipërinë është lidhja e qeverisë me krimin.

Në një postim  në facebook, Berisha thotë se në Shqipëri, ministra dhe kriminelë inspektojnë dhe inaugurojnë së bashku.

Këtu Berisha i referohet aksionit për mbylljen e guroreve në Krujë, ku pas Ministrit Klosi shfaqet Mond Voga, person në kërkim sipas Berishës.

Voga së bashku me prokurorin Arjan Ndoj akuzohen për dhunimin e avokatit Ilia Ilia në Durrës, në korrik të vitit të shkuar.

Prokurori akuzohet prej avokatit të dhunuar se ka futur Mond Vogën për ta dhunuar.

 

Zjarr Tv Ad