Berisha denoncon: Maskat përgjakin kambistin në Tiranë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili është tepër aktiv në rrjetet sociale ka reaguar sërish duke denoncuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një ngjarje të rëndë.

Berisha shkruan se një kambist është lënduar pas një grabitje, ai shkon më tej duke shtuar, se në foto një person shfaqet i gjakosur në fytyrë.

Qytetari dixhital i shkruan Berishës se ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 10:30 në rrugën ‘Mine Peza’. Ndërkohë ai shton se pavarësisht faktit që policia ishte njoftuar, ajo erdhi 15 minuta me vonesë, ndërsa ambulanca jo. Për ngjarjen në fjalë deri më tani nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga policia.

DENONCIMI TE BERISHA

Maskat pergjakin kambistin ne mes te Tiranes!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb
Pershendetje Doktor, grabitet kambisti ne mes te dites , ne zemer te kryeqytetit, ne rrugen e mbushur plot me biznese dhe ne sy te qindra qytetarve qe po kalonin ne ate moment dhe pane ngjarjen. Ngjarja ndodhi sot ne oren 10:30 dhe vetem 100 metra larg komisariatit nr 3, ne rrugen Mine Peza. Policia vjen 15 minuta me vones dhe ambulanca edhe pse ishte njoftuar nuk erdhi fare! Mjer ne ku jemi katandisur. Ishin 2 veta me motorr me maska qe e kan goditur. I demturi eshte pronari exchange te kryqezimi i rruges Mine Peza.

Zjarr Tv Ad