Berisha dhe Meta vulosin bashkëpunimin, nesër firmoset marrëveshja për zgjedhjet e 14 majit

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë nesër marrëveshjen e daljes bashkë në zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 14 maj. 2023.

Gjithashtu,gjatë ditës së nesërme përveç nënshkrimit të marrëveshjes do të përcaktohet edhe data e ardhshme kombëtare.

Ndërkohë, Ilir Meta, ditën e sotme pas përfundimit të takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri me dije se Partia e Lirisë do të marrë pjesë në primaret e PD.

“Jemi në sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë dhe kryetari i ardhshëm i këshillit bashkiak do të bëjnë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme.

Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo ku kemi kandidatë që premtojnë, do ti përfshijmë në primaret e përbashkëta të opozitës. Është e rëndësishme që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë do përjashtohet nga gara”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad