Berisha dhe Meta vulosin sot bashkëpunimin, pritet të firmoset marrëveshja për zgjedhjet e 14 majit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë sot marrëveshjen e daljes bashkë në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj 2023.

Kreu i PD, Sali Berisha dhe kreu i PL, Ilir Meta ditën e djeshme zhvilluan një takim “kokë më kokë” dhe më pas dolën në deklaratë,ku edhe njoftuan se në zgjedhje do të dalin bashkë.

Meta pas përfundimit të takimit me Berishën bëri me dije se Partia e Lirisë do të marrë pjesë në primaret e PD, ku nga aty do të nxjerrin dhe krytarët që do të garojnë në bashkitë e qyteteve përbasllë atyre të Partisë Socialiste.

“Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo ku kemi kandidatë që premtojnë, do ti përfshijmë në primaret e përbashkëta të opozitës. Është e rëndësishme që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë do përjashtohet nga gara”, tha Meta.

Kujtojmë që Berisha dje njoftoi edhe për një protestë kombëtare që do të mbahet më 12 nëntor. Pjesë e kësaj proteste do të jetë edhe PL, ku kreu i saj Ilir Meta shkruan se duhet të gjithë ta mbështesin.

Zjarr Tv Ad