Berisha: Do thërrasim Kuvendin me 1500 firma, me Bashën nuk ka fitore

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga mbështetësit se si do të arrihet largimi i kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

“Çfarë synon kjo foltore?

Së pari, ndërgjegjësimin e çdo demokrati për situatën e krijuar, vjeljen e mendimit dhe qëndrimti të tij.

Së dyti, do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Pas mbledhjes së këtyre firmave, ne do thërrasim Kuvendin Kombëtar, që është forumi më i madh i partisë.

Ne çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike. Ne do i kërkojmë Kuvendit Kombëtar që për vendimin të shprehet çdo anëtar i PD me referendum në mbarë Shqipërinë,” tha Berisha.

“Me Bashën nuk ka fitore. Këtë do u themi demokratëve. Unë do u thosha: mos votoni kurrë humbës me motivin se është më i mirë se ai. Humbësi nuk të çon kurrë në fitore. Ky nuk të çon asnjëherë. Mos e bëni këtë gabim.

Unë dhashë dorëheqjen edhe pse isha i sigurt se ju çoja në fitore. Por besova dhe mendova se një tjetër do e bënte më mirë se unë dhe do ju çonte në fitore. Dhe ai tjetri duhej të jepte dorëheqjen. Prandaj duhet të jemi të palëkundur në këto norma,” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad