Berisha duket i pavendosur për kandidimin në zgjedhjet e 25 prillit/Deklaratat e Rulit duket se kanë lëkundur ish-kryeministrin

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklaratat e njëpasnjëshme të Genc Rulit duket se kanë lëkundur Sali Berishën sa i takon të ardhmes së tij në Parlament. Ruli ka deklaruar 3 herë se Berisha e ka mbyllur misionin e tij dhe duhet të largohet, ndërsa ende nuk ka një qëndrim të prerë nga Berisha nëse do i japë fund angazhimit parlamentar apo jo.

Por ajo që bie në sy është se ai ka nisur të lëkundet. Dje Berisha u pyet në një studio televizive për kandidimin në zgjedhjet e 25 prillit dhe ai u shpreh se është ende herët të vendosë se ku do të kandidojë. Por edhe pse në një farë mënyre jep sinjale se do të kandidojë, fakti që nuk tregon ende zonën e kandidimit është një sinjal se Berisha ka nisur të lëkundet. “Vazhdon të mbetet “top sekret”! Nuk është ende momenti për ta bërë publike”, u shpreh Berisha për “A2 CNN”. Ai foli edhe për partinë e re të Jozefina Topallit. Berisha i qëndron idesë se kushdo ka të drejtë zgjedhjeje, por tha se asaj i është ofruar mundësia të kandidojë në PD dhe e ka refuzuar.

“Nuk kam pasur dijeni, e kam marrë vesh nga mediat. Çdo njeri ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e tij. Topalli, në dijeninë time ka pasur të drejtën e kandidimit, i është ofruar dhe siç kam parë nga mediat, ajo ka refuzuar të kandidojë nga forumet e PD. Më pas, ka bërë zgjedhjen e saj, duke krijuar një lëvizje apo parti, ka bërë zgjedhjen e saj. Thelbi i filozofisë së njeriut të lirë është zgjedhja. Çdo njeri, duhet të mësohemi, ka të drejtën e zgjedhjes së tij. Pastaj, se cilat janë pasojat e zgjedhjes, ai është përgjegjës”, tha Berisha.

Berisha në krah të Metës

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet edhe për zhvillimet më të fundit në lidhje me Presidentin Meta dhe përplasjet e këtij të fundit me kryeministrin. Për Berishën, problemet kanë nisur me marrjen e kompetencave kushtetuese të presidentit nga Rama.

“Problemi dhe polemika e sotme ka në themel qëllimin e presidentit ndaj grushtit të shtetit që organizoi Edi Rama qartësisht me marrjen e kompetencave kushtetuese të presidentit. Meqë qytetarët, natyrisht, nuk e kanë të thjeshtë të bëjnë vlerësime për Kushtetutën, unë do t’u them se çdo Kushtetutë e botës ka një ligj të pandryshueshëm, e drejta e informimit. Para një jave, kryetari i shtetit dërgoi një kërkesë për dramën e madhe që po zhvillohet me Covid-19, përgjigjja e Ramës ishte e një gangsteri, e një njeriu që nuk ka vullnetin të zbatojë, respektojë, qoftë edhe një kompetencë siç është ajo e kreut të shtetit”, u shpreh Berisha.

Berisha sulmon SPAK

Ajo që bie në sy është se SPAK është kthyer në makth për politikën. Berisha dje nuk ndali sulmet dhe akuzat ndaj Prokurorisë Speciale. “Nuk kam pritshmëri nga SPAK, pasi ka lindur i paralizuar. Veç themelimit të tij në kundërshtim me Kushtetutën, përzgjedhja e anëtarëve është bërë me betimin që nuk do të hetojnë kurrë narkoqeverinë socialiste. Kjo po faktohet çdo ditë.

SPAK-u ka rreth një vit që është themeluar. Dua të bëj një krahasim, në 18 muaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda hetoi dhe penalizoi 204 grupe kriminale, bosët e të cilëve u dënuan me burgime përjetë dhe po lirohen, sot. Të më thonë kë ka dënuar SPAK? SPAK-u lindi për të garantuar imunitetin e krimeve të qeveritarëve dhe zyrtarëve të PS-së. Ndërkombëtarët dhe amerikanët veçanërisht duhet të vijnë dhe ta ndihmojnë këtë komb, se pa drejtësi ky komb nuk ka të ardhme”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad