Berisha: Dvorani e ktheu KED-in në shpellë mafioze, mori pjesë në takimet e PS

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit me kreun e shtetit, ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha, foli për gazetarët për krizën në vend. Ai tha se mafia e narko-shtetit të Edi Ramës po kap drejtësinë.

Berisha rezervoi akuza të forta edhe për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

“U diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia, mafia e Edi Ramës, në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë, krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë.

Tani është një moment kyç dhe vendimtar për çdo qytetar shqiptar. Duhet të theksoj se ju si media keni një rol shumë të rëndësishëm sepse me të drejtë, ju keni lakuar më shumë se çdo gjë tjetër, gjatë këtyre katër viteve, keni lakuar të paktën 20 herë më shumë reformën në drejtësi sesa integrimin në BE. Është në detyrimin tuaj, t’u thoni të vërtetën shqiptarëve, se si kjo reformë po sjell në mënyrë të lemeretishme kapjen e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar.

Cilido që ka dyshimin më të vogël, u kujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i Radar-Ndrikullës, që është aty në kundërshtim me Kushtetutën sepse ajo kërkon që të jetë magjistrat, jo kunat. Është aty vetëm për t’i shërbyer si skllav Edi Ramës.

U them një pyetje shqiptarëve dhe të huajve: a mund të na thoni cili gjykatës në historinë 30-vjeçare të këtij vendi ka shkelë në mbledhjet partiake? Ai është vetëm një: mafiozi Ardian Dvorani në mbledhjen e PS. Ky gjykatës militant- është bllokuar integrimi dy vite më radhë- e mbajtën peng ngritjen e KED për dy vite derisa nxorën Dvoranin në krye.

Kushtetuta përcakton në mënyrë taksative që për çdo vend në Gjykatë Kushtetuese, duhet të mbushet me tre kandidatura për t’i dhënë mundësi zgjedhje, qoftë ligjvënësit, qoftë presidentit. Çfarë bën kapomafia që e ka shndërruar KED-in në një shpellë mafioze? Vjen dhe sjell në vend të 12 kandidaturave, katër kandidatura dhe këta i ndan tre e nga tre, duke i përsëritur në lista. Nuk ka shkelje dhe përqeshje më të rënda. A e dini se aty janë paraqitur me djhetëra kandidatë dhe janë zhdukur që të gijthë derisa të gjenin skllevërit. U tha ndonjëherë shqiptarëve se përse i skontoi këto emra? Unë nuk them që në veting nuk dalin gjërat, por edhe e shkelin siç e shkelin me 100-milionëshin e Dvoranit. Por këta nuk gjetën asnjë shkak dhe lanë vetëm 3 kandidatura,” tha Berisha.

Sipas Berishës, mazhoranca po bën gjithçka për të kapur Gjykatën Kushtetutese, kurse presidenti po bën gjithçka për të mbrojtur kushtetutshmërinë e saj.

Pastaj Berisha e vuri theksin tek rendi për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, si një nevojë për të ruajtur balancat.

“Është në tagrin e Presidentit të emërojë cilindo që të dojë me kusht që të plotësojë kriteret kushtetuese. Mund të thoni se ai emëron dhe kap gjykatën. Pikërisht fragmentimi tre–tre–tre ëhstë garancia për moskapjen e gjykatës. Kam qënë unë njeriu që e ka propozuar këtë skemë, sepse është më e pavarur një gjykatë e tillë. Pavarësia e gjykatës nuk garantohet ndryshe përveçse respektimit të kritereve. Këtu tani o burra t’i marrim presidentit të republikës, kandidaturën!

Kam dëgjuar këtu që thonë dhe nga padija se Presidenti kërkon të kapë gjykatën se është vënë në gjykim! Lexoni ‘Venecian’! Në opinonin e tij të fundit, shpreh të kundërtën e kësaj. Parlamenti duke pasur presidentin në hetim do të përpiqet të kapë gjykatën.

Nuk mund të citosh renditjen, kur e ke shkelmuar me dy këmbët dhe me paturpësinë më të madhe. Ky kryemafioz që e ka shndërruar KED-in në një shpellë mafioze bën gjithçka që afati të skadojë dhe të dalë ajo që donin ata, zonja, e betuara në Lanë. Betimi është betim, për atë që ka moral, dinjitet, është akti më solemn”.

Zjarr Tv Ad