Berisha e veçon Alibeajn nga deputetët e tjerë të PD-së: Është një lolo, vegël e Ballës se Rama nuk merret me të

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha ka shpërthyer në akuza të forta në drejtim të Enkelejd Alibeajt, të cilin e etiketoi si një lolo në duart e Taulant Ballës.

Duke iu referuar statutit të PD-së, Berisha tha se nuk parashikohet asnjë përjashtim i tij, por kjo nuk e pengon atë që ta akuzojë si tradhëtarë dhe bashkëpunëtor të regjimit të Ramës.

A do të ketë amnisti për Enkelejd Alibeajn?

Berisha: Së pari nuk do ta identifikoj zotin Alibeaj me deputetët e tjerë të PD, zoti Alibeaj është një lolo në duart e Taulantit, se Rama nuk merret me të. Ai bën përfaqëasuesin e asaj që nuk përfaqëson asgjë, përfaqësuesin e vetes së tij.

Se çfarë e shtyn Alibeajn që të bëjë lojën e Ramës, janë ca kushte të tmerrshme që i di vetë ai. Që të bësh veglën e Edi Ramës, merr mbi supe një gjë shumë të rëndë, kolaboracionizëm kundër demokracisë që tejkalon çdo limit. Statuti nuk parashikon përjashtime, por mendimet që kam për të janë këto që shpreha këtu.

Zjarr Tv Ad