“Berisha është mallkim i PD”, Bushati ironizon demokratët: PS ka 74 vota. Po të dojë i bën 85

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Ervin Bushati ka deklaruar se është e pamundur që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme, pavarësisht dëshirës së opozitës.

Ai ironizoi demokratët në studion e “Quo Vadis” nw Vizion Plus, teksa tha se kjo është edhe më e pamunduar kur PS e vetme, ka në Parlament 74 vota, madje sipas tij po të dojë, i bën 85.

Pjesë nga debati:

Bushati: Protestat janë për të ngjallur shpirtin opozitar. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme në Shqipëri aq më tepër kur mazhoranca është super e konsoliduar. PS ka 74 vetëm vota në parlament most ë themi për që ligje të caktuara ka shumë tepër vota e me dash shkon edhe 85.

Boçi: Ka edhe një pjesë të opozitës, po deshi i aktivizon.

Bushati: Po tani, gjejeni armikun e klasës, çfarë t’ju them.

Më tej Bushati e quajti Berishën një mallkim të PD, dhe sipas tij Lulzim Basha nuk ka qenë kurrë në krye të demokratëve pavarësisht postit që ka mbajtur.

Zjarr Tv Ad