Ish- kryeministri Sali Berisha deklaroi pas votimit për Këshllin Kombëtar, në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, se kjo ngjarje i jep fund kryetarokracisë në PD.
“Ju po asistoni në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar, në përbërjen e të cilit gjenden nga të parët në partinë e saj tek anëtarët më të rinj të saj. Gjenden militantë dhe veprimtarë të pamposhtur të PD-së, por gjenden dhe intelektualë të shquar, të bashkuar me Partinë Demokratike me qëllim rikthimin e kësaj force në forcë fitimtare.
Ky proces shënon dhe përfundimin e punimeve të kuvendit të PD-së me sukses të plotë. Siç theksova në fjalën time ky kuvend mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë. Ky kuvend vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese në drejtimin e saj, e tëra e zgjedhur me modelin një anëtarë një votë e zgjedhur në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë”, tha Berisha.