Berisha flet për gjyqin ndaj Sekretarit Blinken, zbulon për herë të parë sa e ka paguar avokatin francez

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar për herë të parë shumën që ka paguar për avokatin francez, i cili ka ngritur padinë ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ai tha se avokati është paguar 7200-7600 euro, teksa shtoi se ai është ndër më të famshmit në Europë.

Si po shkon gjyqi në Francë?

Berisha: Avokati po merret me të, do të më njoftojë. Nuk merrem uën fare, ai ka bërë padinë. Dy faktorë janë kudnër dhe janë shumë të fortë: Fakti që asnjë nuk është shtetas francez, dhe së dyti që Sekretari i Shtetit ka imunitet. Tani të them çfarë ka në favorin tim.

Në favorin tim është një ligj ndërkombëtar i pashkruar: shpifja dënohet aty ku del. Si rregull, shpifja nuk ëhstë funksion zyrtar, ndaj imuniteti mund të jetë ose mund të mos jetë. Unë nuk kam paditur në SHBA pasi gjykata është shumë e kushtueshme.

Avokati sa ju ka kushtuar?

Berisha: 7200 euro, meqënëse e doni. Është ndër më të famshmit në Europë, me faturë… si avokat ka ardhur nëpërmjet një mikut tim, o 7200, ose 7600 se nuk e kam parë mirë.

Zjarr Tv Ad