Berisha flet për një operacion megakriminal të qeverisë: I bëj thirrje Interpolit e Europolit

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot se, janë porositur qindra mijëra fidanë dhe po përgatiten mbjellje të mëdha kanabisi në vend, nën mbikeqyrjen e qeverisë.

Me një shenim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se me këtë operacion kriminal, qeveria synon, së pari, të zbusë pakënaqesine masive që ekziston sot ndaj saj dhe, së dyti, do të perdore mbjelljet dhe produktet e hashashit për qëllime të blerjes se zgjedhjeve që po duken në horizont.

Postimi i Berishës

Porositen qindra mijra fidane dhe po pregatiten mbjellje te medha kanabisi!

Te dashur miq, burime shume mire te informuara njoftojne se narkoqeveria e narkoshtetit ka vendosur te nxise perseri mbjelljen masive te Kanabisit ne Shqiperie per te zbutur pakenaqesine masive qe ekziston sot ndaj qeverise dhe zbutur shkallen e revoltes ne rritje te masave kunder narkoqeverise.

Qellimi i dyte i ketij operacioni me megakriminal te kobshem qe u parapri nga qindra e qindra zjarre ne mars si kurre ndonjehere me pare (per te hapur qindra e qindra hektare per hashash) eshte perdorimi i mbjelljeve dhe produkteve te hashashit per qellime te blerjes se zgjedhjeve qe po duken ne horizont.

I bej thirrje Interpolit, Europolit, agjensive te luftes kunder droges te vendeve partnere te marrin cdo mase dhe ushtrojne cdo presion kunder narkoqeverise dhe narkoshtetit shqiptar dhe te bllokojne kete mega afere me pasoja shkaterrimtare per Shqiperine por tejet te demshme edhe per rajonin. sb

 

Zjarr Tv Ad