Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 10:30, do të prezantojë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Rrogozhinës, Hekuran Xhani. Ai fton të gjithë demokratët që të marrin pjesë në takimin që do të mbahet tek sheshi përpara Kinemasë së qytetit.
“Njoftim!
Nesër, ditën e shtunë, më datë 12 shkurt, ora 10:30, tek sheshi përpara Kinemasë në Rrogozhinë prezantojmë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Rrogozhinës, Z. Hekuran Xhani. Ftoj të gjithë qytetarët e Rrogozhinës të marrin pjesë! Sb”, shkruan Berisha.
Ditën e djeshme Berisha ishte në qytetin e Lushnjës ku prezantoi kandidatin për kryebashkiak, Elton Banon.