Berisha fton shqiptarët në Belgjikë: Votoni për Alketa Selimajn, kandidate për deputete federale në parlament

0
1

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë një thirrje miqësore, shqiptarëve në Belgjikë, të votojnë për bashkatdhetaren e tyre, vlonjaten Alketa Selimaj, e cila kandidon për deputete federale në parlamentin belg.

“Të dashur miq, Alketa Selimaj është kandidate në vendin e pestë për deputete federale në partinë belge CDH në zgjedhjet e 26 majit në Belgjikë, – shkruan Berisha. – CDH, (Qendra Demokrate Humaniste), është parti e qëndrës së djathtë, anëtare e PPE (Partisë Popullore Europiane) ku bën pjesë edhe Partia Demokratike dhe ku Alketa është sekretare ndërkombëtare e të rinjve. CDH është ndër partitë më të para që mbështeti emigracionin politik shqiptar.

Alketa njihet nga shqiptarët në Belgjikë për angazhimet e saj si aktiviste. Ajo është themeluesja e shoqatës së parë për femrat shqiptare në Bruksel « Albelges » dhe anëtare e disa shoqatave të tjera si Konitza dhe Albalife. Alketa ka aftesitë, eksperiencën dhe dinamizmin e duhur për të përfaqësuar në parlamentin federal, denjësisht, komunitetin shqiptar.

Të dashur miq, që keni të drejtë vote në Belgjikë, ju ftoj miqësisht të votoni për Alketa Selimaj, numri 5, lista 5 CDH në 26 maj në Belgjikë”, përfundon ish-kryeministri.