“Berisha futi vendin në NATO, a do hapni ju negociatat e BE për Shqipërinë”, Rama: Mos bëhemi qesharakë, e kemi merituar anëtarësimin vite më parë…(E PLOTË)

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët.

Ramë është pyetur nga gazetarët se Ish-kryeminsitri Sali Berisha e ka futur Shqipërinë në NATO dhe nëse në mandatin e tretë Rama do të mundet të anëtarësojë Shqipërinë në BE.

Kreu i Qeverisë është shprehur se Shqipërinë në NATO nuk e futi “qoftë largu”, por SHBA, ndërsa për anëtarësim e vendit në BE ai tha se e kemi merituar me kohë.

“Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij Shqipëria fitoi liberalizimin e vizave dhe futi Shqipërinë në NATO. Po ju a do të hapni negociatat gjatë mandatit të tretë qeverisës?

“Mos bëhemi qesharakë ju as unë, nuk ja jep këtë Shqipërisë një person. Nuk quhet ky qoftë larg apo qoftë afër. Nuk ka lidhje këto janë ngjarje që lidhen me vullnetet e vendeve të tjera. Në raport me mua apo me Shqipërinë ne i kemi merituar 3-4 vjet më parë anëtarësimin, por problemi është i atyre, janë ata. Kur thoni kush e futi Shqipërinë në NATO, unë u them se e futi Amerika”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad