Berisha i drejtohet Ramës: Ndale terrorin ndaj mediave

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri, Sali Berisha i ka reaguar të parit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Ramës, duke i kërkuar të njëjtit që të ndalë terrorin mbi mediat. Berisha ka shkruar në Facebook, se pasi që Rama shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndonëse ligji dhe kushtetuta e vendit e sanksionojnë detyrimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ai urdhëroi edhe arrestimin e dy gazetarëve.

Ish-kryeministri i Shqipërisë ka shkruar se dënon me ashpërsi të madhe këtë terror kriminal ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura derisa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarëve të arrestuar. Berisha ju ka bërë thirrje mediave që të raportojnë me guxim dhe objektivitet.

Zjarr Tv Ad