Berisha i nxjerr të palarat: Kreu i grupit parlamentar, përdhunoi një të sëmurë me AIDS

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta kundrejt kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Me tone të ashpra ai u shpreh se një e sëmurë me AIDS, akuzoi kryetarin e grupit parlamentar për përdhunim. Në morinë e akuzave, Berisha tha se policia ka fshehur krimin, referuar përdhunimit të 13-vjeçares.

“Sot keni para jush, kemi mazhorancën e përdhunuesve. Një përdhunim kolektiv që ndodhi në Kavajë. Polici u njoftua, po ishte në anën e përdhunuesve, fshehu krimin.

Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve, heshtën dhe nuk thanë një fjalë. Përsëritën të njëjtin skenar, si me djalin e deputetit të tyre.

Përsëritën të njëjtin skenar ku një e sëmurë me AIDS, akuzoi kryetarin e grupit parlamentar për përdhunim. Këta akuzojnë viktimat”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad