Berisha i përgjigjet Escobar: U shpalla non grata që të ndihmohej qeveria e Ramës

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur deklaratës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar një ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Përmes një postimi në faqen e tij Facebook, Berisha shprehet se shpallja e tij non grata, 8 vite pasi kishte hequr dorë nga çdo rol udhëheqës dhe vendimmarrës në Partinë Demokratike, kishte dhe ka si qëllim kryesor të ndihmohej qeveria e Edi Ramës.

“Shpallja ime non grata 8 vite pasi kisha hequr dorë nga çdo rol udhëheqës dhe vendimmarrës në Partinë Demokratike, por me një autoritet moral mes demokratëve dhe në shoqërinë shqiptare, kishte dhe ka si qëllim kryesor të ndihmohej qeveria e Edi Ramës, e cila është me e korruptuara në Europë, dhe të dëmtohej opozita shqiptare e të përbaltej trashëgimia e saj 30 vjeçare”, shkruan Berisha.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar tha se vendimi për shpalljen non grata të Sali Berishës nuk ishte politik por institucional.

Escobar u shpreh se SHBA ka partnerë të mirë në Partinë Demokratike, dhe do që Partia Demokratike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad