Berisha nxjerr nga arkivat premtimin që u ka bërë demokratëve…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
“Lufta” mes ish-kryeminsitrit Sali Berisha dhe SHBA-ve po bëhet gjithmonë dhe më e “zjarrtë” pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila në fjalën e saj la të nënkuptohej se kërkoi nga kryedemokrati Basha që ta largonte ish-kryeministrin nga grupi parlamentar në legjislaturën e re në shtator. Por Berisha iu përgjigj menjëherë ambasadores Kim, duke i kërkuar që të kërkonte falje para demokratëve për deklaratën e saj, teksa shtoi se do të vijonte misionin e tij në parlament pasi mandatin ia kishin dhënë qytetarët.

 

Ditën e sotme Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale nga betimi i tij solemn para demokratëve, duke treguar që nuk do të shkëputet nga Partia Demokratike, pavarësisht kërkesës së ambasadores.

“1000 të mbeten, do të mbetem njëri prej jush. Sikur 100 të mbeten, do mbetem njëri prej jush. Sikur 1 të mbetet, do jem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike! Zoti i bekoftë demokratët”, dëgjohet të thotë Berisha në video.

Zjarr Tv Ad