Berisha: Jam për bashkimin e partisë, por me një kusht

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për zgjedhjet e 6 marsit, duke theksuar se është i hapur për bashkimin e partisë, por vetëm me kushtin e rikthimit të votës së lirë.

Sipas tij vota e lirë është ADN e Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se shqiptarët duan një opozitë të vërtetë.

Berisha: Shqiptarët votuan opozitën e vërtetë dhe jo turp-opozitën, opozitën false. Këto zgjedhje janë këmbanë për demokratët, se duhet të bashkohemi, se ne po ecim të sigurt drejt fitores. Nuk ka njeri që të ketë hapur partinë më shumë se Sali Berisha.

Jam për hap drejt bashkimit, por të pranohet vota e lirë. Gjithçka është rezultat i votës së lirëUnë nuk i largoj njerëzit nga PD. Pasi është votuar ata kanë zgjedhur vetë rrugën e largimit. Historiku i PD ka qenë vota. I ftoj të bashkohemi.

Jam i gatshëm për çdo hap drejt bashkimit, por me një kusht që të kthejmë votën e lirë.  Ose rrimë deputëtë të lirë ose vasalë të Bashës që i gënjën nga mëngjesi në darkë. Nëse duan rrugën e fitores së PD, ata duhet të bashkohen, por gjithmonë mbi bazën e votës së lirë.

Zjarr Tv Ad