‘Berisha ka foltoren, unë kam fjetoren’-Iriqi bisedon me Lulëzim Bashën

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

riqi: – Më duket çudi si nuk jepni dorëheqjen?

Basha: – E kam dhënë nja 30 herë deri tani, por nuk e japin mediat. Se ti Iriq e di që ato i ka në dorë Rama. Ore, po transmetoje dorëheqjen time se u bëra legen, i them. Ai qesh e thotë, prit se s’ke parë gjë akoma.

Iriqi: – Pra ai do që të ta nxjerrë fare bojën?

Basha: – Ai shpreson te ambasadorja. Ajo i ka thënë që do sjell fakte.

Iriqi: – Po a ka sjellë?

Basha: – Deri tani na vuri ca dosje mbi tavolinë. I shkëlqenin sytë asaj. Nuk ia fusim kot ne, po na thoshte. Rama ishte i lumtur, Baton Haxhiun nuk e zinte vendi. Ulsiut për herë të parë në jetë nuk i mbahej goja, i rridhnin fjalët si rruaza. Taulantit jargët vu, Elisës iu derdh padurimi. Sa u çel kapaku i dosjes së parë mbi të shkruhej ‘21 Janar’. Pamë fletët e kudo ministri i Brendshëm Lulëzim Basha ka urdhëruar vrasjen e katër të pafajshmëve. Të arrestohet, të dënohet… U bëra meit. Me këto fakte do luftoni Berishën ju mo, u egërsova.

Iriqi: – Dhe?

Basha: – Nxorën një tjetër. Më keq se e para.

Iriqi: – Po a kishte prova?

Basha: – Sa të doje. Prova pa fund. Por ishin të gjitha kundra meje.

Iriqi: – Si kështu?

Basha: – Se qe dosja e Rrugës së Kombit. E hodha tutje me neveri. Më nxorën të tjera.

Iriqi: – Çfarë kishte në to?

Basha: – Prova. Ama kundër meje. Ore, po sillni një provë kundër Berishës, bërtita po ata heshtën. Kuptova që kanë lesh prova. Atëherë thashë kërkoni kudo se mbase diku ka gabuar Saliu. Por hiç nuk po gjenin gjë. U kujtuam për Zenin dhe zbuluam se kur ai qe student ka bërë ca ditë mungesa, nuk ka shkuar në leksion. E quajtëm shkelje flagrante dhe me këtë provë do e sulmojmë.

Iriqi: – Po kur?

Basha: – Mbase këto ditë. Sa të na vijë ky dokument nga Amerika.

Iriqi: – Po a e zbuluat te shkolla e Zenit?

Basha: – Po, por e çuam në USA që ta firmosë Blinken. E t’ia tregojmë popullit që kjo provë ka vlerë se vjen nga Amerika.

Iriqi: – Edhe non grata për Berishën nga Amerika erdhi,por populli nuk pordhi. I ke parë ‘Foltoret’?

Basha: – I shoh dhe në ëndërr. Po ndonjë ditë do shkoj dhe unë të hyj atje brenda. E do lexoj…

Iriqi: – Ç’do lexosh ti atje? Te ‘Foltore’ ty të urrejnë.

Basha: – E di, ndaj do lexoj dorëheqjen time. T’ia dhjes Ramës e ta mësojë Kimetja.

Iriqi: – Do e bësh në Dibër?

Basha: – Kështu shpresoj, nga që me origjinë jam prej andej. Por mbaje të fshehtë se e mëson Rama e më pengon.

Iriqi: – Si?

Basha: – Më nxjerr ndonjë dosje nga ato të kunatit dhe ngec unë pastaj. Më mbaron benzina, nuk më ndizet makina e në vend të jem në ‘Foltore’ rri e shtrihem në ‘Fjetore’.

Zjarr Tv Ad