Partia Demokratike që drejtohet nga Lulzim Basha ka reaguar pas konferencës për shtyp të Sali Berishës që prezantoi 6 kandidatët fitues të primareve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit. Në një reagim për mediat, selia blu thotë se gara e vetme e Sali Berishës është të dëmtojë Partinë Demokratike.
Vetë Basha ende nuk i ka gati emrat që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, që do të mbahen në 6 parti.
Reagimi i PD-se:
Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve.
Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën.
Kujtojmë se koalicioni i Berishës me LSI dhe disa parti të tjera aleate do të ketë emrin ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe do të garojë me kandidatët e dalë nga primaret.