Berisha kujton 22 marsin dhe arritjet e qeverive të tij

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme për 22 marsin, ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike më 22 mars 1992. Një një postim në facebook, Berisha ka bërë një analizë të gjatë gjatë kohës që PD ishte në pushtet, qevrisjen e Shqipërisë nga Edi Rama dhe se si PD nën drejtimin e Lulzim Bashës, e coi partinë nga humbja në humbje.

Statusi i Berishës:

Gezuar 22 Marsin!

Te dashur miq, sot shqiptaret ne Shqiperi dhe kudo ne bote festojne 22 Marsin, diten e pare te lirise dhe demokracise ne shekuj dhe mijvjeçare ekzistence

Si sot 20 vjet me pare mbi 1.7 milione shqiptar te rinj, te reja, burra dhe gra, njerezit me te shtypur me te izoluar dhe me te mjeruar te planetit, nen udheheqjen e Partise Demokratike permbysen me voten tyre te lire  ne vendin me monist te kohes diktaturen staliniste  te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes.

Me 22 mars te vitit 1992 ne ndame epokat dhe nisem  udhetimin e tone ne rrugen e Lirise dhe Dinjitetit njerezor dhe kombetar, rrugen e mbrojtjes se interesit kombetar dhe çeshtjes shqiptare si dhe hapjes, renditjes dhe integrimit te Shqiperise ne krahun e miqve te saj te lirise dhe ne proceset integruese europiane dhe euroatllantike.

PD dhe aleatet e saj me 22 mars te vitit 1992 erdhen e pushtet ne vendin e trete me te varfer te globit ne te cilin te ardhurat  per fryme ishin vetem 204 dollare ne vit, me vetem 4 milione dollare rezerve valutore dhe nje borxh te jashtem 500 milione dollar dhe papunesi qe kalonte mbi 80% dhe nje inflacion tre dhe kater  shifror.

Diktatura 46 vjecare me moniste e kohes kishte shkaterruar Shqiperine pothuaj ne permasa apokaliptike dhe qartas me shume se sa kishin shkaterruar ndonjehere ndonje vend luftrat civile.

Per te shpetuar nga dhimbjet e tmerrshme te diktatures se mjerimit  ne vitet  1990-1992 rreth nje milion shqiptar  u larguan nga Shqiperia me eksode biblike.

Kushtet pra ne te cilat erdhi ne pushtet PD ishin te jashtzakoshme por me e jashtzakoshme ishte fuqia e lirise dhe vlerave te saj dyert e te cilave hapen me voten e tyre te lire shqiptaret.

Me permbysjen me voten e lire te e diktatures staliniste, qeveria e PD partise qe kishte shpallur qe ne javen e pare te themelimit te saj para shqiptareve dhe botes interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare gjer atehere te tradhetuara si yllin e saj polar vendosi kete çeshtje ne krye te programit te saj.

Ajo nxori Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet tjera te lira.

PD tashme ne pushtet nderkombetarizoi me qeverine e saj ne samite te OSBE dhe OKB, KE ceshtjen e Kosoves, konfirmoi ne rezoluta te votuara me 2/3 ne OKB te drejten e qytetareve te Kosoves  per vetevendosje, promovoi ceshtjen e te drejtave njerezore dhe kombetare te shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Luginen e Presheves dhe kudo ne rajon.

Lokomotive e integrimeve europiane dhe euroatllantike qeveria e PD dhe aleateve te saj anetaresuan Shqiperine ne Keshillin e Europes dhe ne dhjetra organizata nderkombetare si dhe firmosi nder me te parat partneriterin per paqe me Aleancen e Atllanitkut te veriut. Ne Letren e tij te Bardhe te vitit 1996 Komisioni Europian duke vleresuar suksesin e reformave do perzgjidhte Shqiperine si vend i vetem ne rajon per ti hapur procesin e stabilizim asocimit ne BE .

Ne vendin e hiperkolektivizimit total qeveria e PD hodhi themelet e ekonomise se tregut te lire dhe te demokracise, liberalizoi dhe privatizoi ekonomine, beri 220 mije familje shqiptare pronare te apartamenteve  te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat pronare te fermave te tyre si dhe qindra mijra ndermarrje te vogla dhe objekte u privatizuan.

Ne fund te kater viteve ne Shqiperi te ardhurat per fryme u katerfishuan dhe mbi 80% e prodhimit te brendshem vinte tashme nga sektori privat, u liberalizua kursi i kembimit dhe u arrit stabilizimi monetar e inlacioni ra ne njeshifror rezerva valutore u rrit rreth 35 here

Ne vitin 1997 Partia Demokratike njohu gabimin e saj historik te mosndalimit ne kohe te skemave piramidale. Ajo ju kundervu rrebelimit komunist me mjete politike dhe percaktoi zgjedhjet e pergjithshme si rruge politike per zgjidhjen e krizes. Ne fushaten elektorle PS premtoi kthimin qindarke per qindrake te parave te humbura ne skema piramidale. Kurse PD deklaroi se nje borxh qe nuk eshte marre nga qeveria nuk mund te njihet. Ne  vitet 1997-2005 PD ne opozite qendroi e pamposhtur para vrasjeve akuzave dhe proceseve politike te drejtuesve te saj, perfshire ketu edhe akuza monstruoze  per krime kunder njerezimit nga  rregjimi i atyre  qe erdhen me dhune ne pushtet.

Me fitoren e zgjedhjeve te pergjithshme ne  vitin 2005, PD ne nje rast unik ne histori perzuri me vote nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist.

Ne 8 vite te qeverisjes se saj, qeveria e PD dhe aleateve te saj firmosi dhe ratifikoi me Bashkimin Europian Marreveshjen e Stabilizim Asocimit, anetaresoi vendin ne NATO.

PD mbeshteti fuqishem e dha  ndihmese thelbesore ne pavarsine e Kosoves, lajmin per te cilin e shpalli  ne Tirane,me te famshmen “Time is now”Presidenti George W Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi.Qeveria e PD dha kontribut thelbesor ne njohjet nderkombetare te Kosoves.

PD erdhi ne pushtet ne nje kohe kur bandat famezeza shqiptare  benin ligjin ne vend .

Qeveria e PD luftoj me zero tolerance krimin e organizuar dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit ne 18 muaj mbi njemij bos dhe antar te 206 grupeve dhe organizatave kriminale dhe beri Shqiperine nje vend te sigurt.

Ajo luftoi me vendosmeri korrupsionin dhe arriti pragun e Korporates se Mijevjeçarit te qeverise se SHBA. Shqipria  sipas UN ishte vendi i pare qe vendosi sistemin e prokurimit dixhital sistem qe do certifikohej nga vet UN.

Zjarr Tv Ad