Berisha mban Foltoren e radhës në Kukës, mobilizohet Flamur Noka, akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD, nga Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha, ka ndërmarrë nismën e ashtquajtur “Foltore” që po i zhvillon në qytetet e Shqipërisë, me te radhes qe do mbahet ne Kukes.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një intervistë për Ora News, shprehet se shumica e bazës së PD është pro “Foltores” së Berishës, ndërsa shton se mbi 80% e anëtarësisë janë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e ish-Kryeministrit nga grupi parlamentar.

Noka u shpreh se Basha po ushtron presion ndaj personave që janë pjesë e strukturës së PD që të mos pritet Berisha dhe të ndalohet firmosja e formularëve, për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

“Kjo gjë është për të ardhur keq. Nga njëra anë në takimin me kryetarët, me deputetët Basha është munduar të flasë me superlativa për Berishën. Kjo ka qenë hipokrizi absolute, sepse në takimet e ngushta me individë, apo pjesë të strukturave, Basha ka dhënë porosi që Berisha të bllokohet, të mos pritet dhe të ndalohet firmosja e formularëve. Kemi të bëjmë me një Lulzim Basha me dy fytyra. Por askush nuk do të ia di. Ecën përpara “Foltorja”, ngjall shpresë dhe besim për të ardhmen e për PD në pushtet. Basha nuk mund ta sjellë PD në pushtet”, tha Noka.

Noka thotë se Basha ka shantazhuar kryetarë seksionesh dhe grup seksionesh për të mos firmosur.“Basha nuk gëzon më mbështetjen e demokratëve. Berisha ka të një qëllim, që të bashkojë demokratët që i përçau Basha. Basha ka arritur deri aty sa ka marrë kryetarë seksionesh dhe grup seksionesh duke i shantazhuar për të mos firmosur, e kam të konfirmuar. Nuk po flas për disa nga bashkëpunëtorët e Bashës që bëjnë nga mëngjesi deri në darkë këtë gjë”, tu shpreh Noka.

Zjarr Tv Ad