Nga Roland Luçi
Berisha mbasi u shpall “non grata” me argumentin se perben rrezik imediat per sigurine kombetare te USA, del se ai rrezikon dhe ekzistencen e Britanise.
Pra me i rrezikshem se Putini i Rusise i cili konsiderohet ne Londer dhe Uashington leter e djegur.
Ah se mos harroj, anglezet pretendojne se Berisha eshte dhe hajdut e bandit. Jo se ka grabitur disa mijra kg ar ashtu si bene ata vet me arin shqiptar, po gjithsesi eshte bandit, thuhet ne dokumentat sekrete britanike te cilat priten te hapen ne 100 vitet e ardhshme.
Ose nxirrni faktet ne publik dhe gjyqesor, ose boll duke bere gam-gam me vendime idiote, se s besoj ta haj malli ndonje nga non gratat te vizitoje vendet tuaja.
Nuk ma ndjen per Berishen, po keto marifetet misterioze e akoma te pafaktuara te ketyre dy shteteve kampione dhe nenkampione te demokracise, me duken te dyshimta dhe tallese dhe per nivelin minimal te arsyes njerezore.
Groteske eshte se ndersa ata kerkojne koken e tij, Berisha vazhdon e ben “be” per Ameriken, dhe tash ndoshta dhe per Angline.