Zëdhënësja e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo me anë të një fotoje ka treguar se për çfarë do të shërbejë zyra e ush-kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Ajo ka postuar një foto nga zyra që shihet totalisht ndryshe, me një tavolinë në mes dhe disa karrige, teksa shkruan se zyra e kryetarit do të shërbejë për mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.
“Zyra e Kryetarit ne seli do te shërbejë si zyra e mbledhjeve te Komisionit te Rithemelimit deri ne zgjedhjen e kryetarit te Partise Demokratike” shkruan Garo në postimin e tij.
Kujtojmë që më herët u publikua një foto e ish-kryeministri Sali Berisha nga zyra e re në selinë e PD.
Garo shpërndau foto e Sali Berishës teksa qëndron i qeshur në zyrën e tij, teksa shkruante “Dr. Sali Berisha ne zyren e tij ne seline e Partise Demokratike”.