Berisha “merr frerët” e partisë, nesër takim me demokratët në Tepelenë dhe Përmet

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të rikthejë foltoret. Ditën e nesërme ai do të zhvillojë një foltore në qytetin e Tepelenës.

Mësohet se takimin me demokratët e këtij qyteti do të mbahet në orën 11:00 dhe më pas ish-lideri historik do të takohet me demokratët e Përmetit.

“Të dielën, 27.03.2022, në ora 11:00, lideri historik i demokratëve z. Sali Berisha zhvillon Foltoren e radhës në Tepelenë. Foltorja zhvillohet më pas në Përmet, në ora 13:00”, thuhet në një njoftim të zyrës për shtyp të Berishës.

Theksojmë se këto takime zhvillohen dy ditë, pasi Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Zjarr Tv Ad