Berisha: Mid’hat Frashëri po pushon i nderuar, i dha gjithçka Shqipërisë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilluan sot homazhe në Akademinë e Shkencave në nder të personalitetit të shquar shqiptar Mid’hat Frashëri.

Berisha foli me superlativa për pasardhësin e Frashërlinjve, teksa shtoi se edhe pse historia është treguar e padrejtë me të, më në fund amaneti i tij u përmbush për prehjen e eshtrave në atdhe.

Sot kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para pasardhësit mendjendritur të Frashërlinjve të pavdekshëm, njërit prej personaliteteve më të shquara të botës shqiptare, mendimit politik, shkencor, kulturor, Mid’hat Frashërit. Ky burrë i madh i dha Shqipërisë gjithçka kishte nmë të shtrenjtë, bashkëkryesoi Kongresin e  Alfabetit, vuri firmën në aktin themeltar të shtetit, të shpalljes së pavarësisë. Anëtar i qeverisë së parë shqiptare të Ismail Qemalit, një studiues apasionant i madh i gjuhës dhe kolloz i letrave, themelues i nacionalizimit qytetar shqiptar, udhëheqës kryesor dhe drejtues i Ballit Kombëtar, promotor i luftës së shqiptarëve për liri dhe bashkimit të tyre në luftë.

Pas lufte, i përzgjedhur nga aleatët e lirisë së shqiptarëve anglo-amerikanët për Kryeministër të Shqipërisë së lirë të çliruar nga diktatura,  për përmbysjen e xhelalit, Hitlerit të pasluftës së kombit shqiptar Enver Hoxhës, vasalit të Beogradit dhe Titos, atij që në një akt hakmarrës primitiv do të urdhëronte eleminimin e tij fizik në dhomën e hotelit në Nju Jork, duke përdorur fallangat e tij terroriste.

Pavarësisht se në terësi historia nuk ka qenë e drejtë për Mid’hat Frashërin, përsëri ai sot vjen dhe pushon në vendin e tij për të cilin sakrifikoi gjithçka. Pushoi i nderuar nga mbarë shqiptarët. Kurse ata që urdhëruan eleminimin e tij fizik kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë së kombit shqiptar, është fjala direkt për Enver Hoxhën- u shpreh Berisha.

 

Zjarr Tv Ad