Berisha në familjen e prekur nga tërmeti: Juve rrini në çadër, Rama vendos arkat e drurit në Kryeministri me vlerë 4 mln euro

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vizituar familjen e Martin Jakut në Fushë-Krujë, banesa e të cilit u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Prej afro 3 vitesh, ata thanë se shteti nuk i ka ndihmuar për të rindërtuar shtëpinë.

Berisha u shpreh se ndërkohë që familja Jaku jeton në kasolle, Rama vendos të blejë një instalacion druri në Kryeministri me vlerë 4 milionë euro.

“Këta kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e tij të përditshme. I kanë rritur çmimet në qiell. Nuk ka turp më të madhe dhe gjë më të turpshme. Një shtet që e le punonjësen që e ka shkrirë jetën për banorët, e kanë lënë në çadër. Vetë Edi Rama merr avionin personal, 150 mijë euro udhëtimin dhe nuk do t’ia dijë. Ka blerë aty një instalacion, kuti druri, arkë mbi arkë, 4 mln euro ndërsa ti flen në çadër. Pra kur hajnia t’i verbon sytë dhe ta merr krejtësisht moralin, nuk të lë. Nuk të lë asgjë në shpirt” – tha Berisha.

Martin Jaku shprehet se shteti i ka ndihmuar në fillim vetëm duke i siguruar çadër, por edhe ajo iu shkatërrua.

“Ne na dhanë çadra, por edhe ajo na u prish. Juve jeni i vetmi njeri që ke folur kundër kësaj qeverie. Në Shqipëri u bënë shumë gabime, rrëzuam bustin për t’u bërë europianë. Tragjedia më e madhe, ia dhamë prapë komunizmit, Fatos Nanos. Tani bëhet një propagandë për 97-ën. Zoti i shtëpisë nuk e rrëzon shtëpinë e tij. Në 2005-ën ke ardhur në pushtet, çave male, hape shkolla. Ta dha populli votën, bëre liberalizimin e vizave. Këtu votojnë komunizmin dhe hanë bukën e kapitalizmin” – tha Jaku.

Zjarr Tv Ad