Berisha në fushatë edhe pse i shpallur “non grata”? Soreca: Nuk komentoj zhvillimet e një…

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i BE-Luigi Soreca ka folur në lidhje me disa çështje që prekin Shqipërinë.

Gazetarët e kanë pyetur ambasadorin në lidhje me aktivitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha që edhe pse i shpallur “non grata” nga SHBA ai është pjesëmarrës në fushatë në zgjedhjet e 6 marsit.

Soreca ka preferuar mos flasë për këtë çështje duke thënë se preferon mos flasë për çështje që i përkasin një partie.

Më lejoni të mos komentoj për zhvillimet e brendshme të një partie. Ne kemi ndjekur dhe vijojmë të ndjekim parimin e mosndërhyrjes. Do ketë dhe zgjedhje në të ardhmen. Në të njëjtën kohë vazhdojmë punën tonë duke biseduar me të gjitha forcat politike në vend edhe sa i përket çështjes së vettingut”, deklaroi Soreca.

Zjarr Tv Ad