Berisha në Pogradec viziton studion e piktorit të mirënjohur Vangjo Vasili

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së ka vizituar në Pogradec, studion e piktorit të mirënjohur Vangjo Vasili. Për përshtypjet që i lanë punimet e Vasilit, Berisha shkroi këto radhë në Fb që i shoqëroi edhe me fotografi:

“Në Pogradec, në studion e piktorit të shquar Vangjo Vasili. Mjeshtër i vërtetë i ngjyrave të heshtura, që në krijimet e tij flisnin shumë bukur, dhe më shumë se ato të ndezurat. Në studio kishte krijime të katër dekadave të fundit. Ato dëshmonin se Vangjo kishte qenë gjithnjë një artist i vërtetë, vetja e tij. Së shpejti në Tiranë ai do të hapë një ekspozitë, por me sukses të paralajmëruar. Urime Vangjo!” përfundon Berisha.

Zjarr Tv Ad