Saranda është ndalesa e radhës e ish-kryeministrit Sali Berisha në vijim të lëvizjes ‘Foltorja’. Përpara demokratëve dhe mbështetësve të qytetit bregdetar, Berisha u shpreh se Rama i ka bërë llogaritë gabim me ‘peng kryetarin’, siç e quan ai Lulzim Bashën, ndërsa i përcolli një mesazh të fortë.
“Ju me firmën tuaj u bëtë zotër të PD-së dhe pluralizimit shqiptar. Ju firmosët për të marrë në dorë Kuvendin, organin më të lartë si një akt shpëtimtar për PD-në dhe pluralizimin politik në Shqipëri. Edi Rama festoi para kohe marrjen peng të pluralizmit. Ai mendoi se i lau duart me PD-në, ai mendoi se tani do të mund të vendoste çdo gjë në këtë vend, pasi regjistroi çdo muaj, javë, rekordet më të zeza, shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës. Pasi nxori në treg kufijtë e Kosovës por jo më pak të Shqipërisë. Edi Rama gaboi shumë rëndë sepse llogariti peng kryetarin dhe nuk llogariti ju burrat dhe gratë e Sarandës dhe të gjithë Shqipërisë që nuk shiti dhe s bliheni, që nuk nënshtroheni, që i thoni dinjitetit njerëzor dinjitet dhe sovranitetit sovranitet.
Foltorja është mrekullia më e madhe e 30 viteve të fundit, sepse jeni ju tashmë në mbështetje të vlerave të lirisë, në mbështje të votës së lirë, në mbështetje të normës demokratike të partisë që solli pluralizimin, në emër të një opozite të vërtetë vutë firmën tuaj për të bledhur Kuvendin Kombëtar, për të bashkuar PD-në, për ta shndërruar në shtëpinë e lirëisë për demokratët, për të vendosur normat më demokratike duke qenë të bindur se fuqia e lirisë është fuqia supreme e njeriut dhne shoqërisë së një vendi. J
Ju me firmën tuaj, një lloj siç thotë kushtetuta e SHBA ne populli, i thatë udhëheqjes së marrë peng të PD, ne anëtaët do të mbledhim Kuvendin tonë, do të vendosim normat më demokratike, do të ngrihemi opozitë vigane, fitimtare dhe i çuat Edi Ramës mesazhin më drithërues të këtyre 8 viteve. E garantoj atë se kohërat do të jenë të shkurtra, ne që çmontuam sistemin komunist, ne do të çmontojmë narkoshtetin”.