• Berisha: Nëna e shtetit ligjor është vota, pa votë nuk ka shtet ligjor, ka diktaturë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri u ndal edhe te qasja që ambasadorja amerikane Yuri Kim kishte ndaj votës. Ai thekson se nëna e shtetit ligjor është vota dhe pa të nuk ka shtetë, por  ka vetëm diktaturë.

Sali Berisha:

Është e trishtë të konstatosh qëndrimin e guvernatores ndaj votës. Votën duhet ta respektosh. Por të pretendosh se po respekton shtetin ligjor, duke mos respektuar votën, është absurde. Nëna e shtetit ligjor është vota, pa votë nuk ka shtet ligjor, ka diktaturë, ka autokraci, ka çdo formë tjetër, por jo demokraci. Se si ka mundësi këto, mendoj se nuk dëmtojnë PD-në dhe Sali Berishën, por janë totalisht në kundërshtim këto ndërhyrje me Konventën e Vjenës dhe përpjekjet e PD-së me marrëdhënie të mira dhe shumë të mira me SHBA.

Çfarë e shtyn zonjën të mohojë? Ku e gjen autoritetin, mbi ç’bazë, mbi ç’konventë, mbi ç’marrëveshje, të mohojë votën e 11 dhjetorit, votën e 6 marsit, 22 majit? Nëse ka një parti që ka votuar më shumë në Europë se kjo parti, nuk ka. Atëherë kemi të bëjmë me një çështje themelore. Unë e kam parë kur vrapoi të elozhojë votën e transfiguruar nga patronazhistët, nga blerjet, etj. Po njeriu në një moment duhet t’i thotë vetes: Enough is enough.

Zjarr Tv Ad