Berisha nga Foltorja e Kurbinit: Qeveria fajtore për humbjen e 51 jetëve në tërmetin e para 2 viteve, shumica e banorëve janë ende të pa strehuar

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kurbin ka nisur me një minutë heshtje pnë homazh të viktimave të tërmeti të 2 viteve më parë. Berisha ka akuzuar qeverinë se është fajtore për 51 jetët e humbura nga tërmeti i 26 Nëntorit, pasi tha se kjo qeveri lejoi banorët të qëndronin në të njëjtët pallate të pabanueshëm nga tërmeti i shtatorit.

Ai u shpreh se shumica e qytetarëve që humbën banesat janë ende të pastrehë, teksa shtoi se, para ligjit nuk ndodhet asnjë zyrtar apo qeveritar.

“Qeveria ndonëse konstatoi se pallatet ishin të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit, i la banorët në ndërtes ëpër t’u marrë jetën një tërmet tjetër.  Sot për 51 viktima, për shembjen e qindra ndërtimeve jahstë të gjitha standarteve, para ligjit nuk ndodhet asnjë zyrtar, asnjë qeveritar dhe kjo është një krim i dytë i shëmtuar pas braktisjes së tyre.

Shumica e banorëve janë pa strehim, të tjerë janë në çadra. Uroj që paratë e rindërtimeve në apartamentet dhe pallatet e premtuara, të mos pësojnë fatin e fondeve për ndërtimin e Spitalit Memorial, apo ndërtimin e Xhamisë në Tiranë, në të cilat duket se vëllai me dorë ka bërë abuzime të mëdha”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad