Berisha njofton takimin në Qytet Studenti: Me protagonistët e Dhjetorit, do të mbajmë homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme, më 8 Dhjetor në ditën e Rinisë, do të zhvillohet një takim dhe do të mbahen homazhë në tek shtatorja e Azem Hajdarit në Qytetin Studenti. Ai shkruan se në takim do të jenë protagonistët e Dhjetorit të vitit 1990 dhe studentë të brezit 2021.

Ky takim do të mbahet në kuadër të Ditës së Rinisë, ku një grup studentësh dhe pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën pluralizimin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

“Të mërkurën, dt. 8 Dhjetor, në ora 12:00, në Qytet Studenti, do të zhvillohet takimi dhe do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit. Të pranishëm do të jenë protagonistët e Dhjetorit të vitit 1990 dhe studentë të brezit 2021!”, shkruan Berisha në Facebook.

Zjarr Tv Ad