Berisha non-grata, Tritan Shehu: Ka dhënë kontribut për demokracinë, udhëheqësi më pro-amerikan

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tritan Shehu ka reaguar pas njoftimit të sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur non grata.

Duke ndarë disa foto të vjetra në krah të Berishës, Shehu shkruan se gjatë periudhës 30-vjeçare të demokracisë, merita e Berishës ka qenë e do jetë thelbësore.

Shehu shton se vizioni i tij perëndimor ka qartësuar përpjekjet e aspiratës Europiane të Shqipërisë.

“Gjate gjithe periudhes 30 vjecare te demokracise ne vendin tone, merita dhe kontributi i mikut tim Sali Berisha, njeriu dhe udheheqesi me pro amerikan dhe pro perendimor qe kam njohur, kane qene e do te jene thelbesore dhe te padiskutueshme.

Ky vizion properendimor i tij na ka qartesuar ne perpjekjet tona per integrim, shoqeri te lire, drejtesi e mireqenie. Dhe do te jete e vlefshme deri ne arritjen e aspirates sone “e duam Shqiperine si gjithe Europa”….”, shkruan Shehu.

Zjarr Tv Ad