Ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar deputeti demokrat Lefter Gështenja paraqiti një platformë konkrete për daljen nga kriza të partisë dhe bashkimin e demokratëve.
I ftuar emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Gështenja sqaroi se si fillim duhet që të stopohet procesi i njëanshëm, siç është Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha, ai i 30 prillit. Sipas Gështenjës, duhet të ngrihet një grup në nivel dege dhe të gjitha grupet duhet të jenë gjithëpërfshirëse, ndërsa shtoi se duhet një proces transparent dhe i pranuar nga të gjitha palët. Çelësi i zgjidhjes së krizës, sipas Gështenjës, është vota e lirë, meritokracia dhe kontributi që ka çdo njeri në parti.
‘Propozimi i parë është të pezullohet proces i 30 prillit dhe të rifillojë nga e para. I gjithë grupi parlamentar siç është sot të hartojë një grup pune të përbashkët. Duhet të ngrihet në nivel dege. Edhe gjithë grupet e punës të jenë gjithëpërfshirëse. Në mënyrë që të kemi një proces transparent të pranuar nga palët. Duhet të fillojë hapja e partisë, përfshirja jo vetëm e demokratëve, e ish-të perskutuarëve e intelektaulëve, të rinjve të reja. Në mënyrë që të kemi sa më shumë anëtarë të rinj. Çelësi i suksesit është vota e lirë dhe meritokracia kontributi që ka çdo njeri në parti. Kjo është e vetmja rrugë që ne mund ta nxjerrim nga kriza. Nëse qëllimi është për karrigen e vet këtu është gabim, secili nga ne duhet të rriskojë nga vetja. Bashkimi i PD-së nis në qelizë, nis ne bazë.’- tha Gështenja.
Deputeti demokrat, tha se Sali Berisha bie dakord që procesi duhet të ribëhet, por ku është i kontenstuar, ndërsa nuk pranon që të ndalojë procesin e nisur prej tij. Gështenja tha se të gjithë bien dakord për një proces bashkimi, por demokratët në bazë janë të përçarë.
‘Berisha tha që bie dakord që procesi të ribëhet, ku është procesi i kontestuar. Atje ku nuk ka gjithëpërfshirës, por jo që ta ndalojë procesin. Për mua është hera e parë që në PD realizohet një proces si tillë. Duhet të tejkalojmë përtej vetes. Duhet të sakrifikojmë për hir të demokratëve. Në mbledhje e grupit kuptova që Berisha dha konsensus për shqetësimet e ngritura. Biem dakord që duam një proces bashkimi, por në terren situata nuk është kjo, janë të përçarë. PD është në një udhëkryq, ku nuk janë rrugë që të bashkojnë por janë rrugë që na ndajnë. Nëse Rithemelimi vendos që t’i shkojë deri në fund 30 prillit, kjo është përçarja e PD-së. Nëse vazhdojmë dhe merremi me mënyrën si do të bashkohemi, por harxhojmë energji dhe kohë me njëri tjetrin dhe s’po bëjmë asgjë si të përballemi me zgjedhjet lokale. Unë jam për të gjetur një konsensus mes palëve që ta diskutojmë edhe në grupin parlamentar dhe të vendosim se çfarë duhet të bëjmë. Alibeaj është aty si rrjedhojë e dorëheqjes së Bashës.’- u shpreh Gështenja.