Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar operacionin e policisë, SPAK e BKH që zbuluan një laborator kokaine në Frakull të Fierit. Sipas Berishës, “ajo ishte fabrikë e miellit numër dy pas Xibrakës”. Berisha iu referua denoncimit te qytetarit digjital per te permendur dhe emrat e disa politikanëve, përveç kryeministrit Rama, për lidhje me laboratorin e drogës.
Lidhur me zyrtarin e PS, drejtor në OST, që u arrestua se në vilën e tij u zbulua laboratori, Berisha tha: “Çervenaku është një Zoto apo Mërtir në sipërmarrjen e kokainës të qeverisë. Si ishin këta për djegësat, Viktor Çervenaku është një nëpunës në ndërmarrjen e qeverisë”
A ishin apo jo të njëjtit kolumbainë? Se ishin alkimistë super specialistë kokaine që shkrinin rrobat e dinin ta nxirrnin e ta ndanin kokainë , me të cilët Olsi Rama ishte familjare dhe një Genci Xhixha një ring lider që jeton në Kubë djali i një militanteje të thekur të PS që punonte me Ramën
financuesi Ramës. Atë e nxori Olsi Rama nga Shqipëria dhe ne e kemi denoncuar. Shkuan nga Xibrana në Frakull.
Ajo zonë aty është pika e mjaltit e Edi Ramës, në radhë të parë. Ju i keni parë fotot pasionante me drejtorin e burimeve njerëzore të OST që i kishte dorëzuar vilën partisë për laborator, për fabrikë “mielli të bardhë”.
Aty nuk është vetëm Edi Rama i përmendur janë dhe të tjerë, Gramozi, Rebani Jaupi, Spiropali që përmenden nga qytetari digjital. Por këto janë për t’u verifikuar.
Çervenaku është një Zoto apo Mërtir në sipërmarrjen e kokainës të qeverisë. Si ishin këta për djegësat, Viktor Çervenaku është një nëpunës në ndërmarrjen e qeverisë.
E shtronte me të drejtë një qytetar digjital pyetjen se si ka mundësi që ku shkon Taulant Balla ndërtohen fabrika mielli. Atëherë t’i përgjgjet drejtësia se unë s’kam lidhje. Lidhjet e tij i kam denoncuar në mënyrë të përsëritur, por dhe qytetari digjital të drejtë e kishte pyetjen”-tha Berisha.