Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto, ku shihen disa makina të përmbytura nga shiu i dendur dhe akuzon kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se është fshehur.





Në lidhje me këtë ka reaguar pak më parë Veliaj, i cili thotë se ajo foto është bërë te parkingu i ETC dhe i përket vitit 2013, kohë kur në pushtet ishte e djathta.





Gjithashtu, kryebashkiaku i Tiranës ka publikuar edhe një tjetër foto të bërë sot në të njejtin vend dhe e quan Berishën burrë pis.
“Foto 1 e Tiranës së Saliut 2013, parkingu i ETC
Foto 2 e Tiranës sot, i njejti vend Doëntoën One!





Por seniliteti dhe ligësia e tij – që çdo fatkeqësi kërkon ta përdorë banalisht – janë fatkeqësia e një force që ka degraduar bashkë me të në pusetat e Tiranës. Pis burrë”, shkruan Veliaj.