Berisha paralajmëron Ramën: Matu mirë! Nuk firmos marrëveshje pa kaluar mbi trupat tanë

0
350
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon Edi Ramën se po i jep Greqisë fushën e gazit më të madh në Mesdhe dhe paralajmëroi se nuk do të firmosë marrëveshjen pa shkelur më parë në trupat e tyre. Bëri pazarin e kufirit detar me Greqinë ku ministri i Jashtëm grek thotë fituam zgjerimin e ujrave territoriale me 12 milje. Të gjithë ata që mendojnë se është propagandistike, gënjejnë veten e tyre aio e ka 100 % të vërtetë. Edi Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit, kjo është 100% e sigurtë por dhe naftës. Sipas marrëveshjes tonë i takonin 100% Shqipërisë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në distancën e barazlarguar marrëveshja e tij është po të jap thërrime dhe po mbaj llokmën për vete. Ai është i gatshëm të bëjë çdo lloj kompromisi. Ky nuk mund ta kalojë atë pa kaluar mbi trupat tonë, Rama të matet mirë se do ta paguajë me të gjithë çmimet e merituara nëse guxon të konkludojë një marrëveshje të tillë, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad