Berisha: Pas projektit të ndryshimit të kufijve fshihet George Soros

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha është i mendimit se, pas projektit të ndryshimit të kufijve qëndron fondacioni Soros në Beograd.

Gjatë një fjale mbajtur përpara studentëve demokratë evropianë, EDS, ish-kryeministri u shpreh se ndryshimi i kufijve çon në luftë.

“Keni dëgjuar të flitet për ndryshim kufijsh në Ballkan? Ju garantoj se nuk ka asgjë që çon drejt luftës. I kujt është projekti? Projekti i cili ka dy vite që përpiqet të shitet kudo është projekti i fondacionit të Hapur të George Soros në Beograd”, tha ai.

Duke u ndalur tek situata aktuale në vend, Berisha tha se pa dënimin e bandave dhe qeveritarëve që dhunuan zgjedhjet, nuk mund të ketë votime të lira.

“Edi Rama largoi prokurorin që kishte dosjen në Pogradec dhe solli prokuror të krimeve të Rënda, përfaqësuesin e bandës së Avdylajve, e cila sigurisht nuk mund të prekte as edhe një qindarkë të pronave të krimit të kësaj bande të rrezikshme. Negociata nuk mund të ketë pa dënuar bandat dhe qeveritarët që dhunuan zgjedhjet. Pa zgjedhje të lira, ne nuk kemi të ardhshme. Uroj që edhe të tjerë të kuptojnë se kjo nuk është një betejë e jona për karrige por për të ardhmen e shqiptarëve. Në 4 vite janë larguar nga vendi, 400 mijë shqiptarë”, tha Berisha.

Ai foli më tej edhe për atë që e konsideron si narko-shtet në Shqipëri.

“Si erdhi narko-shteti në Shqipëri? Një diktator me emrin Noriega i ardhur në pushtet në Panama me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të instaluar demokracinë, tradhtoi idealet dhe u mor gjerësisht me drogën. Gjëja e parë që bëri Edi Rama, emëroi ministër të Brendshëm, njeriun e parë që importoi skafin nga Italia dhe e bëri këtë për transportin e drogës. Ky ishte Saimir Tahiri”, u shpreh Berisha.

 

Zjarr Tv Ad