Berisha per Bashën: Firmat e delegatëve kanë verbuar kryetarin pa parti, kreu i PD është bërë si njerëzit primitivë!

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Sarandës deklaroi se 4200 firmat e delegatëve kanë verbuar dhe frikësuar sepse Lulzim Basha e di që qytetarët demokratë nuk mund të pranojnë pazaret e tij me Edi Ramën.

Më tej Berisha tha se do të bëjnë gjithçka për të përmbysur qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se deputetët do të “falen”së pari tek qytetarët dhe jo kryetari pa parti Lulzim Basha, të cilin e cilëson si një “njeri primitiv”.

Berisha: Rama mendoi se i lau duart me PD, ai mendoi se tani do mund të vendoste çdo gjë, pasi regjistro cdo muaj e javë rekordet më të zeza, shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit, nxori në treg kufijtë e Kosovës dhe jo më pak të Shqipërisë. Ai gaboi se llogariti pengkryetarin dhe nuk llogariti ju burrë e gra.

Foltorja është pa diksutim mrekullia më e madhe në këto 30 vite sepse jeni ju tashmë, në mbështetje të vlerave të lirisë, votës së lirë dhe normave demokratike.

Në emër të opozitës së vërtetë ju dhatë firmën tuaj për kuvendin.

Do të ngriheni opozitë vigane, e garantoj Ramën se kohët do të jenë të shkurtra, ne do të cmontojmë narkoshtetin shqiptar.

4200 firma u depozituan që të gjitha me emër e mbiemër dhe funksione dhe nr ID. Drita e tyre verboi.

Zjarr Tv Ad