Deputeti demokrat Luan Baçi deklaroi në një lidhje ‘Skype’ për ‘Fax News’ se në bazën e PD po ndihet bashkimi dhe se vendimi për njohjen legjitime të statutit të ’11 dhjetorit’ nga Gjykata ishte i pritshëm.
Baçi ashtu si deputeti Flamur Noka tha se partia është e hapur që Basha të kthehet si deputet dhe të gjithë bashkarisht të mundin regjimin e kryeministrit Rama.
Ai shtoi se për garën e liderit duhet të kandidojnë të gjithë ata që plotësojnë kushtet dhe zgjedhja të bëhet vetëm përmes votës së lirë të demokratëve.
“Berisha për mua është i duhuri, ai mund të bashkojë PD-në”-përfundoi Baçi.
Pjesë nga intervista:
A do të ketë bashkim në PD?
Luan Baçi:Unë e kam thënë që është e bashkuar, edhe demokratët që takoj këtu thonë ne bashkë kemi qenë, ju atje lartë u përçatë.
Kjo situatë erdhi prej Bashës, largimi i tij nga zyra ka sjellë një tjetër atmosferë në bazë sepse përkon dhe me procesin zgjedhor. Njohja nga Gjykata e Tiranës për statutin e “11 dhjetorit” vendimin ishte e pritshme, më vjen keq për Alibeajn se është një nag jursitët më të mirë në PD dhe ai e di që vendimet nga Gjykata nuk konstetohen.
Kuvendi i dhjetorit ishte model, Rithemelimi ka marrë nën administrim PD dhe hynë në fuqi të gjitha vendimet e marra në 11 dhjetor dhe do të fillojë organizimi i partisë që nga baza.
A është PD gati për zgjedhjet vendore?
Baçi: Ne kemi qenë në krizë padyshim, por treguam se jemi forcë vitale pavarësisht se patëm dy kandidatë që merreshin me siglën si pasojë e uzurpimit nga Basha. Treguam që kemi fuqi të përballemi me Ramën por nuk fituam dot në zgjedhjet e pjesshme. Bisedimet kanë filluar, tashmë jemi në realitet krejt të ndryshëm, të gjithë firmosën peticionin për largimin e Bashës.
Kush e ka hartuar këtë peticion?
Baçi: Vetë ata, të Komisionit të Rithemelimit nuk kanë firmosur dot se i kishte përjashtuar. Basha mund të ketë 3 4 deputetë që vazhdojnë e mbështesin.
Berisha nuk shkoi për takim me Alibeajn dhe Bardhin, shkoi i takoi dhe ftoi të bëheshin –pjesë e bashkimit të PD, jo vetëm kaq por Basha mund të kthehet si deputet dhe mos të merremi më me njëri tjetrin por me Ramën. Unë nuk kam komunikuar me Bashën që prej shtatorit.