Berisha përplaset me Ballën në Kuvend/ Ish-kryeministri: Do të nxjerr të gjithë dosjen! Deputeti i PS: Bëhu burrë dhe kallëzoje Lulin në Prokurori

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përfshi në debat në seancën e sotme plenare me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në fjalën e tij Berisha solli në vëmendje edhe dosje CEZ, që sipas tij marrëveshja që bëri Rama i shkaktoi Shqipërisë 360 mln euro dëm.

“Njeriu që sapo foli është me disa mbiemra droge, megjithatë unë në respekt të qytetarëve po kthej përgjigje. E vërteta është që në marrëveshjen që bëri Rama me CEZ i shkaktoi Shqipërisë 630 mln dollarë fatura që CEZ i detyrohet Shqipërisë. Kjo ishtë marrëveshja e tij me Fylen.

CEZ e peshoi në kandar Edi Ramën dhe në kundërshtim flagrant me ndihmën e arbitrit shqiptar Rama firmosi marrëveshjen më të madhe korruptive në historinë e vendit në një kompani që i detyrohej fatura 620 mln dhe detyrohej dëme të tjera 3 mld e 200 mln euro. Kur del këtu më mirë sill Gentian Sharrën. Zotëri Do t’u nxjerr gjithë dosjen e tij, të gjitha transkriptet, të shohësh që edhe sot je i implikuar me të”, tha Berisha.

Ndërkohë deputeti Taulant Balla i kërkoi Berishës që “të bëhet burrë” dhe të kallëzojë në Prokurori ish kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Unë nuk bëj gabime me rregulloren. Unë nuk i deformova fjalën zotërisë. Ajo që unë kërkova është që Kuvendi i Shqipërisë përsa kohë ka miratuar një raport… Ti zotëri je i kallëzuar penalisht. Ajo që unë kërkova është që Prokuroria të kthejë përgjigje. Luli është i yti, jo i imi. Kallëzimin për Lulin në Prokurori e kam bërë unë. Tani që të doli Luli nga vatha, ti thua e kemi mbrojtur ne. Bëhu burrë dhe kallëzoje në prokurori, por burrë nuk ke qenë kurrë në këto 30 vite”, u shpreh Balla.

Zjarr Tv Ad