“Berisha po i bën gjyqin Bashës”/ Artur Zheji: Ish-kryeministri kërkon që PD-ja të jetë mburoja e tij politike kundrejt presionit amerikan

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji thotë se ajo që Sali Berisha po bën me foltoren e demokratëve është një gjyq ndaj Lulzim Bashës.

Në News24, Zheji argumentoi se nga të gjitha deklaratat që ish-kryeministri Berisha ka bërë tregon se ai kërkon të largojë Lulzim Bashën nga çdo post drejtues dhe të marrë rikontrollin e partisë.

“Në leximin e mozaikut të qëndrimeve të Berishës, është kjo: Ta çojmë andej nga erdhi. Nguli thikën pas shpine, është i pabesë, ka shkretuar PD. Pra e ka çuar PD nga humbja në humbje dhe nga disfata në disfatë.

Mendoj që të gjitha këto janë një gjyq që Berisha po organizon kundër Bashës, që ka një finalizim total, likuidimin e Bashës nga çdo post drejtues i PD dhe rimarrjen e kontrollit të partisë. Kjo është e qartë. Çdo gjë tjetër është lojë politike dhe jo substancë politike”, tha Artur Zheji.

Sipas Artur Zhejit, beteja që po bën Sali Berisha nuk është për Partinë Demokratike, por për të marrë kontrollin e kësaj force politike. Më tej Zheji u shpreh se Berisha kërkon që Partia Demokratike të jetë mburojë e tij politike kundrejt presionit që amerikan.

Ai analizoi se është dakord që duhet një rifreskim në Partinë Demokratike, por sipas tij zgjidhja nuk janë largimet.

“Gjithë beteja e doktor Berishës, e cila do të jetë përcaktuese për të ardhmen e PD nuk është një betejë për PD, por një betejë për të marrë në kontroll PD.

Këtu nuk është problemi që të ikin të dy, sepse kongresi u mblodh para dy muajsh. Ju përmbys kupa themeluesit historik të PD, zotit Berishës dhe meqë iu përmbys kupa ai është gati të përmbysë rregullat. Kongresi u bë si u bë edhe me parregullsi. Ata që nuk e njohën u distancuan, tani ti do bësh një kongres me rregulla të reja sepse Berisha kërkon që PD të jetë mburojë e tij politike kundrejt presionit që Amerika ka bërë ndaj tij.

Kjo vë në gjendje shah mat, në situatë shumë të tensionuar gjithë partinë.

Jam dakord që duhet një rifreskim një ristrukturim. Jam dakord edhe me një pjesë të madhe të analizës së Mark Markut, por nuk jam dakord me zgjidhjen që jep ai. Largimi nuk është zgjidhje”, u shpreh Artir Zheji.

Zjarr Tv Ad