Berisha: Po të isha rikthyer në 2017, Rama nuk do të kishte marrë një mandat të 3

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka vijuar turin e takimeve me demokratët në Peshkopi. Ai ka kërkuar ndjesë, pasi gjatë këtyre viteve nuk ka ngritur problemet më të mëdha me të cilat përballej PD, por këtë thotë se e ka bërë tek kryetari Lulzim Basha.

Megjithatë, vetë Berisha thotë se kjo gjë nuk e justifikon. Ai u shpreh se në vitin 2017, kur siç thotë i ka kërkuar Bashës dorëheqjen, duhet të vendoste që të rikthehej vetë në krye të selisë blu në mënyrë që Edi Rama mos të fitonte mandatin e radhës në krye të punëve të vendit.

“Miqtë e mi, PD është sot e goditur rëndë nga aktet e papërgjegjshme nga udhëheqja e papërgjegjshme pothuaj inekzistente e saj. Me datën 25 Prill në darkë, çfarë tregonin sondazhet? Tregonin se vetëm 19 përqind e shqiptarëve që kanë votuar PD kishin votuar për kryetarin. Pra ne kishim shkuar te kutitë e votimit symbyllur. Mirënjohje të pakufishme atyre që na votuan sepse ne drejtues nuk kishim. Dua të shfrytëzoj rastin t’ju kërkoj ndjesë sepse gjatë këtyre viteve unë nuk kam ngritur pranë jush problemet e mëdha me të cilat përballej PD, pavarësisht se unë ato në mënyrë absolute dhe në mënyrë të dokumentuar ia kam thënë që të gjitha kryetarit të saj. Kjo natyrisht nuk më justifikon. Nuk më justifikon faktin se edhe kur në vitin 2017 i kërkova dorëheqjen ndoshta duhet të vendosja të rikthehesha për të mos pasur edhe mandat tjetër Edi Rama siç e keni sot”, u shpreh  Berisha

Zjarr Tv Ad