Berisha premton rrëzimin e qeverisë: Do përballemi dhëmbë për dhëmbë dhe do e përmbysim

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nisma e tij e quajtur “foltore” do të arrijë të rrëzojë qeverinë, duke “ngritur edhe njëherë në këmbë Shqipërinë”.

Nga Kamza, ku po mban takimin e rradhës me militantë demokratë, Berisha tha se nisma e tij, të cilës iu referua si “uragani i shpresës”, “do të përballet dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin dhe do ta përmbysë atë”.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Këtë herë uragani i shpresës do të përballet dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin dhe do ta përmbysë atë, do të ngrejë edhe njëherë Shqipërinë në këmbë. Ne qëndrojmë fuqishëm prapa një kauze që është kauza themelore e lirisë, e qytetarit që do të jetojë me nder dhe dinjitet. Është kauza e qytetarëve që kuptojnë dhe besojnë se pa pluralizëm të vërtetë politik nuk ka liri.

Zjarr Tv Ad